Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se janë një hap më pranë kurorëzimit të lidhjes së tyre. Sipas revistës Us Weekly, dyshja e famshme ka nisur fazat e hershme të planifikimit të dasmës, e cila mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Edhe pse ende nuk është caktuar vendi i ceremonisë, burime pranë çiftit tregojnë se këngëtarja po kënaqet shumë me procesin e kërkimit të lokacioneve. “Ajo është në fazën e ideimit dhe po e shijon këtë proces sepse është shumë kreative,” – është shprehur burimi.

Një tjetër burim i Page Six ka sugjeruar më herët këtë muaj se çifti mund të zgjedhë Rhode Island-in për dasmën, ku Swift zotëron një rezidencë luksoze.

Në qendër të vëmendjes është gjithashtu edhe fustani i nusërisë. Me emrin e saj të madh në botën e muzikës dhe modës, Swift ka marrë oferta nga stilistët më të njohur për ta dizajnuar fustanin. “Ajo ndihet e habitur, e emocionuar dhe shumë e nderuar në të njëjtën kohë, por ende nuk ka marrë një vendim,” – ka shtuar burimi i Us Weekly.

Taylor Swift dhe lojtari i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, të dy 35 vjeç, thuhet se shpresojnë për një ceremoni intime, larg shkëlqimit të tepërt, por me shumë emocion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb