Egnatia do të përballet me Partizanin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas shortit, kapiteni i rrogozhinasve, Renato Malota dha një prononcim për mediat.

“Në këtë fazë që jemi nuk ka më favoritë, mendoj që të katërta ekipet i kanë shanset e barabarta për ta fituar këtë trofe, i kanë shanset e veta. Kupa e Shqipërisë është e rëndësishme, por kampionati është më i rëndësishëm dhe aty jemi shumë të fokusuar por pa lënë pas dore edhe Kupën, tek e fundit është trofe dhe gjithkush e do. E rëndësishme është të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, pse jo që ta zgjidhim që në ndeshjen e parë. Objektivi ynë janë Kupat e Europës, tashmë janë bërë si një ëndërr, pasi në dy vitet e fundit nuk kemi bërë aq mirë, por uroj që këtë vit të kapim grupet. Kam qenë i dëmtuar por për pak kohë rikthehem në fushë”, tha Malota.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: