Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga Kuvendi deklaroi se për interesin kombëtar me rëndësi është që të kemi një trupë diplomatike solide, që mos të përdoren si fotografë.
Mes të tjerash ai tha se duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-së.
“Zoti ministër, në të gjithë udhëtimin tim, ajo që më prin është interesi kombëtar, as mashtrimi. Vlen më shumë se ti dhe Edi Rama, interesi kombëtar. Për interesin kombëtar, me rendësi është që të ketë një trupë diplomatike solide, që mos të shkojë në interesa politike, dhe mos të përdoret si aneks i pavlefshëm. Shumica e gjërave që thashë janë në raportin e OSBE-së, standarde dhe qëllime që t’i kemi të përbashkëta.”, tha ai.
