Për të dytën ndeshje radhazi, Mario Mitaj e pa veten jashtë skuadrës së Al Ittihad. Së fundmi, ai nuk u grumbullua, në takimin e kampionatit arab, të humbur me shifrat 3-4 ndaj Neom.
Vendimi i Conceicaos për ta lënë jashtë duket i çuditshëm, duke marrë parasysh faktin se klubi, një ditë para ndeshjes, publikoi një foto të Mitaj dhe Fabinhos.
“Gati për nesër?”, shkruante Fabinho, ndërsa Mitaj i kthente përgjigje: “Ne gjithmonë jemi gati”. 22-vjeçari, në këtë sezon, ka luajtur 15 ndeshje. Për të, ky është edicioni i dytë me Al Ittihad.
