Nga Korça vijnë pamje të dhunshme. Policia ka shoqëruar në komisariat disa adoleshentë.
Shoqërimi ka qenë i dhunshëm dhe në të kanë marrë pjesë një numër i madh efektivësh.
Edhe qytetarët e pranishëm i kanë bërë thirrje policisë, që të kenë kujdes me sjelljen, duke u shprehur se “djali nuk ka bërë asgjë”.
Pavarësisht ndërhyrjeve të dhunshme të policisë, studentët dhe të rinjtë vazhdojnë rezistencën kundër qeverisë.
