Policia Rrugore e Fierit ka bërë bilancin për muajin janar.

Në kuadër të parandalimeve, rritjen e parametrave të sigurisë dhe kontrollit të shtuar ka arrestuar 12 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 460 laje drejtimi. 445 prej tyre ishin për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 15 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë Rrugore Fier:

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me pajisjet e logjistikës bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.

Gjatë muajit janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

  • janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
  • janë pezulluar 460 leje drejtimi, nga të cilat 445 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 15 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Fierit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb