Këshilltari i PS, Endrit Braimllari në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak të Tiranës, theksoi se tashmë ka ardhur momenti që kryeqyteti të ketë një drejtues të ri, i cili do të vazhdojë projektet në shërbim të qytetarëve.
Ai propozoi që tre kërkesat për shkarkimin të përfshihen në një akt të vetëm, duke lënë mënjanë përplasjet politike dhe duke u fokusuar tek interesi i qytetarëve dhe puna publike.
“Detyra jonë është të flasim për qytetarët dhe jemi të gjithë të bindur se ka rdhur kohe se jo për shkakun Tirana ka nevojë për një drejtues të rinj për të vazhduar projektet. Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak unë kam një propozim konkret që duhet të bëhetmodel dhe puna publike të bëhet për të mirëne qytetarëve. Propozimi është që të bashkohen tre kërkesat e PD , PS dhe Endri Shabanit në një akt duke iu referuar ligjit i nenit 62 pika c duke lënë mënjanë betejën politike dhe duke u interesuar tek interesi qytetar. E thashë edhe më parë që nuk jemi ne shkaktarë të kësaj situate për të vazhduar punën tonë”, tha ai.
