Në disa raste, varfërinë, njerëzit e shkaktojnë vetë, sidomos kur nuk janë të përqendruar sa duhet për të kuptuar mënyrën e të vepruarit të njerëzve të pasur që i shmangen të qenit të varfër. Të jesh i varfër është katastrofë, madje është shumë herë më e rëndë sesa edhe të humbësh një person të dashur. Prandaj është mëse e nevojshme të shmangësh varfërinë sa më shumë që të jetë e mundur.

Studimet tregojnë se pjesa dërrmuese e të varfërve veprojnë si më poshtë, duke bërë që të jenë të varfër përgjithmonë:

Mbajnë shokët e vjetër

Të pasurit nuk kanë shokë të përhershëm. Ata i ndryshojnë shokët si rrobat. Ndërsa të varfrit kanë të njëjtët shokë të vjetër, të cilët kanë po të njëjtat ide dhe pikëpamje të vjetra. Nëse do që të jesh i pasur, përpiqu të gjesh shokë të rinj me ide dhe pikëpamje të reja. Kështu veprojnë kështu gjithmonë.

Rropaten për të punuar për të pasurit

Gjithmonë dëgjoni një të varfër që të thotë: “Sapo të mbyll shkollën, do të punoj për këtë apo atë kompani”. Në atë çast i jepni fund të ardhmes tuaj duke vendosur që të punoni për dikë tjetër. Që këtu fillon rrugëtimi drejt mjerimit të varfërisë.

Të pasurit krenohen se punësojnë njerëz ndërsa të varfrit krenohen se punojnë për të tjerët si edhe kur rriten në detyrë (gjithmonë duke vazhduar të punojnë për të tjerët).

Jetojnë përtej mundësive ekonomike

Njerëzit e varfër gjithmonë duan t’u tregojnë të ngjashmëve të tyre: “Plako, kam lekë!”. Kështu ata do të rropaten të shpenzojnë paratë që mezi i kanë fituar, thjesht për t’u dukur apo për t’u mburrur. Në shumë raste, të varfrit jetojnë përtej mundësive të tyre ekonomike.

Një gjë “e urryer” tek të varfrit është se ata janë përherë bujarë. Në ditë tona duhet të jeni të vetëdijshme se nuk ka të pasur që të jetë filantropist (bamirës), me përjashtim të rastit kur vuan nga ndonjë sëmundje ose ka aq shumë para sa do që t’i tregojë botës se është një person i mirë, duke dhënë 0.00001% të pasurisë së tij.
Që të bëheni të pasur, nuk duhet të jeni bujarë. Përpiquni sa më shumë të rrisni investimet tuaja duke kufizuar shpenzimet për njerëzit.

Kanë shumë të dashura dhe gra

Studimet tregojnë se 60% e njerëzve në botë janë të varfër sepse paratë e tyre përpihen nga gratë. Duhet thënë se gratë ju nxjerrin jashtë binarëve të punës tuaj, nëse nuk tregoheni i kujdesshëm.
Të pasurit i shikon të divorcohen nga bashkëshortet e tyre, duke i shmangur gratë sikur të ishin murtajë dhe ia dalin për bukuri duke qenë beqarë. Kurse të varfrit nuk veprojnë kështu, pasi sa herë u rritet sadopak rroga shtojnë dhe gratë.

Shpenzojnë më shumë për gjumë sesa për punë

Të varfrit punojnë duke u bazuar në kufizimet kohore që kanë vendosur shefat e tyre, ndërsa të pasurit punojnë duke u bazuar në objektivat që kanë vendosur vetë.

Të jesh i varfër është e kushtueshme nga këndvështrimi i menaxhimit të kohës. Nëse do të pyesnit çdo të pasur se sa kohë fle, me plot gojën do t’ju thotë se fle më pak se 6 orë. Por nëse pyet çdo të varfër se sa kohë fle, ai do t’ju përgjigjet se fle më shumë se 6 orë.

Tregohen të pakujdesshëm me objektivat e vendosura

Një i varfër vendos objektiva por shpejt do t’i mpaket dëshira për të punuar drejt tyre sapo t’i mbushet mendja se janë të paarritshme apo kur diçka e shpërqendron atë. Një i pasur do të përpiqet gjithmonë me të gjitha mënyrat për të arritur objektivat që i ka vënë vetes me çdo kusht.

Gabojnë në vendosjen e përparësive

Të pasurit marrin kredi (para hua) për të rritur shumëllojshmërinë e investimeve të tyre, ndërsa të varfrit marrin kredi për të shpenzuar në gjëra luksi ose për të investuar në projekte të dështuara.

Një i pasur nuk do të merrte kurrë kredi për të ndërtuar një shtëpi në zonë rurale, por e kundërta, për të blerë një apartament në një qytetet ku ka lëvizje.

Një i varfër do të merrte kredi për të bërë të lumtur një grua, për të blerë një televizor të shtrenjtë dhe për të shpenzuar për një martesë (e tmerrshme!). Këto janë gjëra, për të cilat një i pasur as nuk mund ta çojë nëpër mend të marrë kredi.

Shpenzojnë shumë kohë në shkollë

Të varfrit shpenzojnë shumë kohë duke grumbulluar diploma në mënyrë që të marrin diçka më shumë se rroga bazë apo të rriten në detyrë në vendet ku punojnë, gjë që të pasurit nuk e bëjnë. Një i pasur e di çfarë arsimi i duhet për sipërmarrjen e tij. Ai do të parapëlqente më shumë të shpenzonte kohë duke marrë njohuri si të ngrejë një sipërmarrje sesa të ketë një doktoraturë bie fjala në Shkenca Politike apo Shkenca Komunikimi.

Nuk ka vlerë të shpenzoni 30 vite në shkollë dhe të përfundoni si një i punësuar, kur një i pasur shpenzon më pak se 20 vite në shkollë dhe bëhet punëdhënësi juaj.

Fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre

Njerëzit shumë shpesh fajësojnë të tjerët për mjerimin e tyre, gjë që nuk mund ta dëgjosh nga një i pasur.

Marrë nga “Venasnews”

Përgatiti dhe përshtati: Ilir Sinanaj

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb