Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të propozojë ligjin për referendumet dhe planifikon uljen e numrit të deputetëve, duke e konsideruar këtë një hap drejt përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje direkte.
Në Asamblenë e PS, Rama theksoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe e cilësoi raportin e Komisionit Europian si të shkëlqyer, duke ironizuar takimet e deputetëve demokratë në Bruksel e Berlin, ku tha se “nuk ka mërgatë qyqesh që na ndal”.
Edi Rama: Një gjë dua të përsëris, fjala e mençur e fqinjëve tanë matanë Adriatikut që thonë bebja nuk mund të hidhet poshtë bashkë me ujin e pistë. Kjo duhet të në udhëheqë në këtë rrugë bqë durimi ynë duhet të jemi heroikë përballë llumit që na hidhet. Historia do të mbajë mend vetëm një emër PS, kohën e reformës dhe pavarësimit të drejtësisë. Duhet të përballemi më llumin që na vjen nga 4 anët.
Tjetra që është shumë e rëndësishme që duhet ta komunikojmë, e ngritëm çështjen e integrimit në një çështje mes nesh.
Është shume e bukur si është kthyer përmbys historia, deri dje ata thonin është imagjinare dhe lojë e Ramës për të na shkëputur nga problemet reale, tani dalin thonë ishim te dera dhe sa do të hynim në BE.
Ka një shprehje budallai nuk thotë ai që thotë budallëqe por që i beson edhe vetë. Negociatat nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. Raporti i KE është i shkëlqyer. Negociatat do t’i mbyllim brenda mandatit dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal. Nuk ka asnjë shans që ata që i vodhën Shqipërisë kohën do vijojnë ta bëjnë.
Ne do ta zbresim numrin e deputetëve mendoj se për këtë jemi vonë. Por kemi të gjithë kohën e nevojshme të thërrasim shqiptarët në referendum ndaj duhet të çojmë para ligjin e munguar për referendumet. Ka edhe çështje të tjera që duhet t’i vendosim para shqiptarëve. Ligji i ri është i realizueshëm brenda këtij sesioni.Kuvendi i ka të pamjaftueshme burimet me të cilat funksionon.
Kuvendi nuk ka as shtëpi. Ndoshta kjo do të kërkojë pak kohë, por është një punë që duhet bërë.Ne duhet ta bëjmë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore, duan apo s’duan ata që kurrë mos dacin. Mbase ka mbetur i vetmi vend në Europë me administratë politike të komisioneve zgjedhore. Besoj se duke bërë këto dy gjëra do t’i japim përgjigje shumë shqetësimeve që krijohen artificialisht dhe që zmadhohen botërisht.
