Mora rrugen per Rome. U miklova nga nje pakete turistike tejet e lire, ku perfshihej bileta e avionit dhe hoteli. Bri meje ne avion nje grup djelmoshash shqiptare flisnin fort, qeshnin me te madhe. Epo te rinj, thashe, i durova, e ç’te beja tjeter?!Tek po shkonim me tren nga aeroporti Fiu Miçino ne Rome, po ky grup djelmoshash shqiptare zhurmonin, qeshnin me te madhe. Te tjeret heshtnin ose flisnin ngadale. Ku dreqin u beme bashke serish! Dukeshin se diku ne ndonje event po shkonin te merrnin pjese, mbase sportiv a kulturor, se kishin kapele tip republike, me fjongo te kuqe varur rrethnajes se saj, si biçim arlekinesh. Rishmezi po i njejti problem: bertitja.

Te bertiturit a zhurmimin e hamendesoj me nje tipar qe na i kane vene ne dukje edhe te huajt; pra ndjenja per t’u dukur, kinse mosperfillja ndaj tjetrit, sfida prej njeriu qe s’ia ben syri terr, por qe ne fakt s’eshte veçse shprehja e fshehur e inferioritetit ose, ca me shume, e nje katundarie ne sjellje, ne edukate dhe ne qytetari. E habitshme kjo sjellje e shqiptareve! Ngjan si nje “shitje” malli ne treg. Vetem mungese e kultures eshte valle? Kane kaluar mbi 30 vjet qe njerezit, pas mbylljes si prej burgu te komunizmit, hapen syte, pane qytetet plot drite e luks te Perendimit dhe “trauma” a “syshqyerja” e dikurshme them se eshte tretur disi, eshte kapercyer. Mirepo, jo. Eshte shnderruar ne diçka tjeter: zhurmim.

U çova dhe nderrova vend, nuk i duroja dot. Me vinte njeherazi inat dhe turp. Dhe nje ndjenje ndeshkimi nese do te mundja, shqip nje dru te mire doja t’u jepja gjithe atyre djelmoshave, gjithe kesaj harbuterie. Sigurisht, me mendje. Them se te gjithe e provojme kete ndjenje. S’eshte hera e pare qe e has kete dukuri. A thua te folurit me ze te larte, kreshperimi, kapardisja, sfida e zhurmshme ndaj tjetrit dhe te tjereve ne bashkesi qenkan vetem nje trashegimi rurale e jona qe ende na mundon, nje gjoja moskokeçarje, nje gjoja superioritet? Apo eshte me shjme se kaq, nje mangesi a veti etnopsikologjike e identitetit tone?!…

Ne vagonin tjeter ku shkova, per dreq ishin po disa shqiptare te tjere, edhe keta te zhurmshem. Dikush fliste ne telefon me dike ne Shqiperi per ca prona te pallatet e Shallvareve ne Tirane, ca bodrume qe dikush donte t’i shiste. Por kaq fort fliste ky agjent imobiliar sa, me siguri, gjithe vagoni i dukej si shtepia e tij, thene me drejt si “pylli” i tij ku banonte dikur gjysh-stergjyshi. Eh, ka nderruar vetem veshja: nga berruca e dikurshme e çobanit te kostumi blu dhe kollarja e sotme. Dhe e keqja qe se, paçka se ata me te cilet ky agjent mobiliar a jurist dukeshin te shkolluar, te gjithe habitshem flisnin fort. As donin t’ia dinin per te tjeret bri tyre. Pse? Si shpjegohet kjo gje?… Dhe po i njejti mendim m’i ngriti big nervat.
Kur do dalim me ne fund nga kjo “shpelle” zakonore antropologjike, le ta quajme simbolikisht e “maje krahut”, teksa biseden me tjetrin dhe te tjeret i bejme sikur te jemi neper male e stane. A mos ka valle ndonje britme te mbetur brenda ne qelizen tone, qysh nga heret, ne menyren e komunikimit?
Vetem me dru behet kjo gje? Po librat e bejne dot gje? A nuk e kemi po kaq prezente kete edhe ne britmat e politikaneve?!…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb