Lufta me rrudhat është një fenomen që ka prekur këdo pavarësisht moshës, dikush i drejtohet kirurgjisë, fillerave apo botoksit. Por disa të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë “përjetësisht të rinj” nëpërmjet mënyrave të shëndetshme si Face Yoga. Elisabeta Gjonpali, psikoterapiste pozitive dhe trajnere e Yogas e ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela tregoi hapat që duhet të ndjekim për të parandaluar plakjen nëpërmjet Face Yoga.
“Ndryshon shumë një person që kujdeset për veten çdo ditë nga një person i acaruar që nuk kujdeset për veten, nuk bën aktivitet fizik, apo e rrethon gjithë kohën stresi kronik.
Si trupi dhe fytyra ka muskuj që mund të trajnohen pavarësisht se në vendin tonë akoma nuk është futur si kulturë. Çdo gjë është e lidhur dhe ndikon në shfaqjen e rrudhave si dalja në diell, qëndrimi apo postura, ushqyerja, aktiviteti fizik. Duhet ta pranojmë veten tonë si është pavarësisht pamjes tonë”- tha Gjonpali për News24.
