Ditën e sotme, 7 të dënuar në burgun e Chanias në Greqi, kanë nisur një grevë urie tre-ditore, duke denoncuar kushtet e paraburgimit në të cilën ndodhen.

Të burgosurit ankohen se nuk u janë plotësuar nevojat bazike për tre muaj dhe se nuk  është zbatuar masa e tyre për transferim.

Ata kërkojnë mbështetjen e mediave dhe organizatave civile, plotësim të nevojave bazike dhe transferim të menjëhershëm drejt burgut ku kanë qenë më parë, Avlona.

Sipas mediave greke, greva u bë e ditur nga organizata civile “Strehimi social-Strehim i emigrantëve të Chanias”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb