Tre persona kanë rënë në pranga pasi rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë janë arrestuar një 37-vjeçar të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi 53 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu është arrestuar një 47 vjeçar, pasi Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 3”.

Të dënuar nga Gjykata, për vepra të ndryshme penale, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. B., 37 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin S. B., 53 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin L. H., 47 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb