Ka shumë shanse që pesë të rinj të dënuar jashtë me burgim të përjetshëm, të lëvizin lirshëm në Kosovë.
Aplikimi i parimit që askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën çështje, Rrahman Aliun, Gentian Abazin, Ekrem Gashin, Amin Sejdinin dhe Haki Gashin i lë të lirë, njofton Express.

Ata janë dënuar në Mbretërinë e Bahrejnit me burgim të përjetshëm për vjedhjen e 79 orëve “Rolex”. Dënimi, tashmë i formës së prerë që u ka shqiptuar një gjykatë e bën “çështjen të gjykuar”.

Të pestët janë të akuzuar edhe në Kosovë. Akuza për krim të organizuar rëndon mbi ta, por dënimi maksimal nuk kalon 15 vjet burgim, derisa në Bahrejn grabitja e orëve me anë të forcës është gjykuar me burgim kapital. Elvis Goxhufi, pjesëtar i këtij grupi është duke vuajtur një dënim prej 15 vjetësh burgim në Bahrejn. Ai i ka shpëtuar dënimit të përjetshëm.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb