“BalkanWeb” konfirmohet edhe njëherë si media online më e lexuar dhe e klikuar në Shqipëri. Portali më i vjetër në vend, konfirmohet kështu lider në tregun mediatik online dhe këtë e tregojnë shifrat.

Sipas të dhënave të Google Analytics, treguesi i vetëm i saktë për matjen e klikimeve të mediave online, mesatarisht janë nga 130 mijë deri në 140 mijë përdorues në ditë. Po kështu “BalkanWeb” numëron nga 2 deri në 2.2 mln klikime në 24 orë.

Mesatarisht çdo lexues që hyn në faqe klikon 8 deri në 9 lajme dhe qëndron 8 deri në 9 minuta në faqe, çka flet për interesin e përdoruesve të mediave online. Shifrat tregojnë se informacioni i përcjellë përmes kësaj medie, i përgjigjet interesit publik dhe pavarësisht sulmeve “BalkanWeb” mbetet i besuari i shqiptarëve për të ndjekur lajmin e fundit dhe çdo informacion që iu shërben të parëve atyre vetë.

Në çdo orë, puna vijon për t’iu përgjigjur kërkesave të publikut dhe kryer misionin e vërtetë të një medie për të përcjellë informacionin e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb