Në natën mes së shtunës dhe të dielës ora do të kthehet 60 minuta prapa, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë.
Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen 60 minuta pas. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt .
Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00.
Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qenë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.
