TIRANE

Sot në ditën e të dashuruarve e nisëm ditën në Vila24 me shkrimtarin Albatros Rexhaj në një lidhje skype. Si gjithmonë edhe këtë herë Rexhaj dha disa mesazhe për të dashuruarit në festën e Shën Valentinit.

“Unë sot kam poezinë më të bukur, është shumë e shkurtër po ka shumë kuptim: Të du bre, pikë!

Sot të gjithë të dashuruarit e vërtetë janë bashkë, të gjithë të tjerët që në momente të caktuara heqin dorë apo i bëjnë bisht përgjegjësisë nuk janë bashkë. Sot është një ditë e mirë për të përqafuar përgjegjësinë, përkushtimin që ne kemi ndaj njëri tjetrit. Dashuria është zgjedhje e lirë, të plotëson, dashuria është një fjalë: Të dua”- tha Rexhaj për News24.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb