Reperi Dardan dhe partnerja e tij Hava kanë vendosur të ndajnë sot lajmin më të rëndësishëm të jetës së tyre, duke konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së parë.

Në shtator të vitit 2025 dyshja kurorëzoi dashurinë gati dhjetëvjeçare në një ceremoni martese ultra private, larg çdo vëmendjeje mediatike.

Në njoftimin e tij, Dardani u shfaq tejet emocional me ekon në duar, duke i bërë një premtim publik fëmijës se do të gjejë një baba që nuk dorëzohet kurrë.

Diku mes rrahjeve të zemrës sime, po rritet një mrekulli.
Ende pa të njohur, të dua.
E dua zemrën tënde, shpirtin tënde, sytë e tu dhe buzëqeshjen tënde.
Ti je shpresa ime, forca ime që po vjen.
Po të pres me durim, me krenari dhe me zemër të fortë.
Kur të vish, do gjesh një baba që nuk dorëzohet dhe që do të mbajë gjithmonë përpara.

Nga ana tjetër, Hava zbuloi për herë të parë siluetën e saj me barkun e rrumbullakosur, duke e cilësuar këtë pritje si krijimin e një jete të re me “shpirtin e saj binjak”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: