Presidenti rus Vladimir Putin u përshëndet me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, me një buzëqeshje  dhe një entuziazëm të lartë këtë të premten në mëngjes, kur filloi zyrtarisht seanca e G20.

Presidenti rus pritet të diskutojë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe lidhjen që ka në këtë histori  princi i kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman.

Rusia ka refuzuar të kritikojë Arabinë Saudite ose princin e kurorës për vrasjen. Putin tha në tetor se ai nuk kishte informacion në lidhje me këtë çështje, dhe shtoi se Rusia nuk do të shkatërronte marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite për këtë shkak.

Jamal Khashoggi u vra në konsullatën arabe në Stamboll më 2 tetor. mKanadaja, Franca, SHBA dhe Gjermania kanë vendosur sanksione për shkak  të vrasjes së  gazetarit të shquar saudit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: