Gazetarja Glidona Daci, në emisionin Në Shënjestër në News 24 ka dhënë më tepër detaje në lidhje me masakrën në Dobraç, ku u vranë Arlind Bushati, Hamza Lici e dy kalimtarë të rastësishëm.
Daci tha se Astmer Bilalit, një nga të dyshuarit për masakrën, iu vra babai e xhaxhai kur ndodhej në qeli. Ajo shtoi se Izmir Sakica, që tashmë është dorëzuar në polici për tjetër ngjarje, mund të pyetet edhe për masakrën në Dobraç.
Glidiona Daci: Izmir Sakica është vetëdorëzuar në polici për një sherr me fisin Bruçaj. Besoj se ai do të pyetet edhe për masakrën e Dobraçit. Gjithashtu, do të pyetet edhe Samuel Troshani, duke qenë se janë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Gjatë kohës që Astmer Bilali ishte në burg, iu vra babai dhe xhaxhai. Dikur Bilali ka qenë mik me Ibrahim Licin dhe më pas u pozicionua në krahun tjetër, me Bajrët.
(Balkanweb)