Opozita e bashkuar do të zhvillojë sërish protestë këtë të enjte përpara parlamentit. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për BalkanWeb se protesta do të mbahet në orën 09:30. Vendimi i opozitës për të mbajtur këtë portotestë ka ardhur pas konsultimit me kryetarët e degëve dhe pas vendimit që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00.

Opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

(n.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb