Pedagogu i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes, Altin Zaloshnja në një komunikim në studion e “Open” në News24 ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Athinë.

Zaloshnja u ndal te recitimi i disa vargjeve të poetit kombëtar Naim Frashëri nga Rama, përmes të cilave ai u drejtua homologut Mitsotakis.

Mes vargjesh, Rama u shpreh “shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”.

Këtë të fundit Zaloshnja e ka cilësuar si një kërcënim të fshehur të Ramës për kryeministrin grek, pasi sipas tij shqiptarët mund të jenë një faktor elektoral në Greqi dhe mund të ndikojnë në balancat zgjedhore.

“Fjalët e Naimit që recitoi Rama janë një kërcënim i fshehur që Rama i bëri kryeministrit grek, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet që janë në Greqi tani. Është kërcënim i fshehur duke thënë se shqiptarët e Greqisë janë faktor elektoral dhe ata mund të ndryshojnë balancat e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb