Në një intervistë për Sport News në News 24, ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata ka folur për mënyrën si duhet të luajë Shqipëria ndaj Polonisë, në gjysmëfinalen e Play off të Botërorit.

Kjo është një ndeshje teke, një ndeshje që duhet fituar Vata, e ndërlikon ky fakt edhe më shumë këtë transfertë. Besoj nuk mund të presim 90 min apo më shumë, me shpresën që të mos pësojmë, të presim për ndonjë gabim të Polonisë. Në këndvështrimin tënd. Si mendon, si do të luajë Sylvinho?

Unë mendoj që në aspektin fizik duhet të dalim fitues në dyluftime. Polakët shquhen për fizikun e tyre. Ne duhet të luajmë me qetësi në 20-25 minutat e para, kur mendoj që ata do bëjnë presion. Është shumë e rëndësishme për polakët që të tregojnë dhëmbët që në minutat e para. Në të njëjtën tonë, ne do përgjigjemi me agresivitet. Jam i sigurt që më pas ndeshja do hapet dhe më pas do kemi mundësitë tona.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb