Shqipëria luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Botërorit 2026. Trajneri i njohur, Mirel Josa, i ftuar në Sport News në News 24, bëri analizën e tij.
“Ne duhet të fokusohemi te loja. Ka edhe ndeshje të tjera, një Angli që është e vështirë, si për ne, ashtu edhe për serbët.
Ne nuk duhet ta shikojmë aspak në ngjyrat politike, ne duhet ta shikojmë vetëm në aspektin sportiv.
Në Kosovë përjetohet shumë. Nuk e përjeton gjithë Kosova, ka qytete që e përjetojmë më shumë, disa më pak. Ne duhet të kemi kujdes lojtarët shqiptarët e Kosovës, pasi në atë ndeshje do jenë më të ngarkuar. Të qetësojmë skuadrën. Kundërshtari është me cilësi, dihet ajo”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
