Dje në “Big Brother VIP”, banorët kanë rrëfyer secili nga një sekret. Sekretet lidheshin me situata të ndryshme të jetës.

Romeo tregoi për vështirësitë me të cilat është përballur kur erdhi në Tiranë.

“Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Te zona e “Selvisë” këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njejtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe u thoja që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë”, rrëfeu ai.

Bardhi zbuloi se para së të hynte ne “Big Brother” la një lidhje pezull. Një rrëfim që mërziti Sarën, e cila priste që Bardhi t’ia kishte treguar asaj më parë, kur ajo i kishte rrëfyer gjëra të saj personale.

“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam pasur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha këngëtari.

Sara rrëfeu se para rreth 1 viti ka humbur një fëmijë.

“Unë doja shumë të bëhesha nënë dhe para rreth një viti humba një fëmijë. Procesi ka qenë i gjatë dhe shumë i dhimbshëm. Kur e kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo Sara e ashpër”, tha ajo.

Rikja tha se ka piranja në shtëpi në një akuarium.

Egla tregoi se ka shkuar pa dokumenta si emigrante në Gjermani.

Ledjona rrëfeu se ka pasur probleme me shëndetin e syve për shkak të punës së dorës që bënte me krijime bizhuterish që të paguante shkollën.

Endriku tha se ka qenë në lidhje me pedagogen.

Françeska tha se ka ikur me kamion në Angli.

Gazi tha se kanë tentuar ta qëllojnë me armë.

Jul ka ikur me pasaportë false në Gjermani.

Dea ka ngelur në të gjitha provimet e maturës.

Meritoni tha se ka humbur virgjërinë 16 vjeç.

Lisi nuk di të parkojë makinën.

Ilnisa tha se ka falsfikuar dëftesën e klasës së shtatë.

Heidi ka mbyllur me zinxhirë derën e shkollës natën sepse kishte provim të nesërmen.

Arta tha se ka kaluar një natë në oborrin e burgut, pasi dy miqtë e saj ndodheshin në paraburgim.

Roza ka kaluar në lëndën e matematikës vetëm sepse bënte humor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb