Zjarri në malin e Shashicës pranë fshatit Kaninë rrezikoi banesat në zonë. Ndërhyrja në terrenin e thyer u bë e vështirë dhe e komplikuar, duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës.
Situata në Vlorë paraqitet problematike në tërësi, teksa edhe zona e Borshit dhe ajo e Piqerasit përballen me flakë të rrezikshme që u afrohen zonave të banuara.
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka shprehur mirënjohje për të gjithë forcat e angazhuara. Sipas tij, ekipet e terrenit janë në gatishmëri.
“Të gjitha vatrat e zjarrit në Kaninë janë shuar, por gatishmëria e ekipeve të terrenit do të vijojë, për të pasur gjithçka nën kontroll! Mirënjohje të gjithëve!” – shkruan Dredha.
(BalkanWeb)
