Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shpresë për bisedime të mëtejshme paqeje me Ukrainën, por theksoi se trupat e tij po “përparojnë në të gjithë vijën e frontit”, pavarësisht kërcënimit për sanksione të afërta nga SHBA-ja nëse nuk arrihet një armëpushim.
“Të gjitha zhgënjimet lindin nga pritjet e fryra”, tha Putin, në një referencë të dukshme ndaj “zhgënjimit” të Trump me udhëheqësin rus për mosdhënien fund të luftës.
Duke folur një ditë pas njërit prej sulmeve më vdekjeprurëse ajrore ruse ndaj Kievit , ai përsëriti kërkesat e tij për neutralitet ukrainas dhe njohje të territoreve të pushtuara, të cilat Ukraina i konsideron si një kapitullim.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte gati të takohej me Putinin “në çdo kohë”.
(BalkanWeb)
