Pas përfundimit të fazës Play Off të Botërorit ku Shqipëria u ndal në gjysmëfinale, mbetet për t’u parë e ardhmja e trajnerit Sylvinho. I ftuar në Sport News në News 24, Klodian Duro tregoi gatishmërinë e tij për t’u ulur në stolin e kombëtares. Sipas tij, të gjithë ish-lojtarët e mëdhenj të Shqipërisë, kanë aftësinë për të bërë diçka.

“Sigurisht që ka ardhur koha, normalisht në fillimet e tij i kam dhënë të drejtë Dukës. Atëherë shkolla e trajnimit nuk kishte këto kushte që ka sot.Ne jemi të licensuar nga UEFA, duke dhënë të gjitha licensat, për trajnerët UEFA PRO, UEFA A, UEFA B dhe të gjitha me radhë. Duke shtuar këtu edhe të drejtorëve sportiv apo arbitrave.

Unë jam gati të marr drejtimin e Kombëtares. Ka ardhur koha që Federata të prodhojë trajner për ekipin kombëtar. Një trajner shqiptar, aq më tepër ish-lojtarë, unë kam luajtur me shokët e mi si Lala, Skela, apo Cana, ky brez që në fillimet tona e kemi patur të vështirë dhe ia kemi dalë në Europë. Të gjithë këta janë të aftë të bëjnë diçka.”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: