Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative të Partisë Socialiste, duke theksuar se vota masive e marrë më 11 maj nuk është një shpërblim, por një përgjegjësi më e madhe për të reflektuar dhe për të bërë ndryshime reale në mënyrën e qeverisjes lokale.
Ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve të fundit, ku PS mori më shumë vota se kurrë më parë, tregon qartë se mbështetja shkon përtej anëtarësisë së partisë dhe se është momenti për të zgjeruar hapësirat për njerëz të rinj, të cilët ndoshta nuk janë aktivë në strukturat e
PS-së, por i besojnë forcës politike për qeverisje më të mirë.
Kryeministri nënvizoi se ky proces duhet të jetë i hapur dhe meritokratik, ku të gjithë të kenë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre, në mënyrë që PS të vijojë të qëndrojë e fortë dhe e lidhur me qytetarët në çdo nivel.
Edi Rama: Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njesivë administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia bashkë me të tjerët që të tregojnë sa të zotët janë. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, kaën nisur diferencës mes sa jemi në anëtarë partie dhe sa janë ana që na duan në pushtet, pra duhet të zgjerojmë hapësirën për ata që nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën që të bëjmë më mirë, jo të bëjmë të njëjtat gabime.
(BalkanWeb)
