Grupi Alibeajt do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga Berisha. Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti Gazment Bardhi.

Ai pohoi se ka marrë konfirmim nga grupi se do i bashkohen protestës,

“Po do shkoj në protestë. Vendimi është marrë i konsultuar me të gjithë kolegët. Të gjithë koleget e grupit parlamentar do marrin pjesë në protestë. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë të ndarë në betejën me kundërshtarin”, -tha Bardhi në Opinion.

Kujtojmë se pak ditë më parë demokratët u bashkuan në një nismë që i bashkoi, siç ishte mbledhja e firmave në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal-Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb