Milan nuk po gjen qetësi këtë periudhë teksa janë të shumtë ekipet që përpiqen t’i rrëmbejnë yllin e ekipit, Rafa Leao.

Pavarësisht ofertave që vijnë “lumë”, Milan dhe Leao vijojnë të qetë negociatat për rinovimin e kontratës, me sa duket ky është vullneti i të dy palëve.

Sky Sport shkruan se oferta e re e Milanit, prej 7 milionë euro, duket e përshtatshme për Leao-n, pavarësisht se është shumë herë më pak se sa ofrojnë ekipe si Man.City, 12 milionë.

Leao
Leao

Gjithnjë sipas Sky Sport, Maldini dhe Massara kanë planifikuar një takim ditët në vijim me agjentin e Leao-s me shpresën për të gjetur një akord final.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: