Aktivisti Mirjan Aliaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e radhës, e cila pritet të zhvillohet më 8 shtator, në orën 17:00, përpara Parlamentit.
Gjatë protestës së 99-të kundër qeverisë Rama, Aliaj u bëri thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë që të bashkohen në protestën e radhës.
“ Më 08 shtator, në orën 17:00 është njoftuar seanca plenare e radhës dhe bëj thirrje që shqiptarët nga cdo qytet të bashkohen para Parlamentit, për t’i treguar kësaj klase politike që nuk na përfaqësoni”, tha aktivisti Mirjan Aliajn në protestën e 99 kundër Ramës.
