Holanda, Japonia dhe Tunizia janë rivalët e Shqipërisë në Botëror, në rast se kuqezinjtë kalojnë fazën Play Off dhe sigurojnë kualifikimin. Gazetari i njohur, Erion Todhe, i ftuar në Sport News në News 24 bëri komentin e tij.
“Nuk është keq që të ëndërrosh Botërorin. Në këtë kuptim, duhet të synojmë shumë për të arritur shumë. Duhet të guxojmë.
Një përballje ndaj Brazilit do ishte e bukur. Ne e dijmë që këtu kemi shumë tifozë të tyre. Japonia është e shpejtë, Tunizia është e fortë. Finalet e Botërorit janë të vështira, do shpresojnë që të jenë ndeshje të bukura”- tha ai.
