Ditën e hënë, 11 gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka lajmëruar mbajtjen e një proteste para hyrjes së godinës së televizionit New24, në orën 12.

Proteesta
Proteesta

Në mbështetje të gazetarëve të News24, ish-deputetja e PD Flutura Açka e ka cilësuar mbylljen e dyerve të godinës së televizionit të parë informativ në vend, si fashizëm shtetëror mbi median e lirë.

“Fjala, fjala e lirë shqetëson! Kaq liri nuk é meritojnë shqiptarët! Ndaj shqiptarët duhet ta mbrojnë, vetë!

Ja përse e donte mandatin e Katërt Edi Rama!

Bilbilat Politikë që e ndihmuan ta merrte këtë mandat me Parlament, pra, ata që e votuan më 24 korrik 2024, më mirë të heshtin.

Edhe atëherë kur u shkatërruan asetet e News24 heshtën!  Ai ishte sinjali i parë i kërcënimit”, shkruan Açka duke postuar dhe posterin lajmërues të protestës ditën e nesërme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb