Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur për protestën e 22 dhjetorit, tha se të hënën qytetarët do t’i japin ultimatum Edi Ramës që ai të largohet.

Berisha tha se Rama duhet të largohet nga Shqipëria, që vendi të gjejë paqen e merituar.

“Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës.

Edi Rama duhet të largohet.

Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton”, tha Berisha.

Sali Berisha: Rama rrugën ligjore e mbylli. E mbylli sepse në këtë vend, si fjalë e fundit është Gjykata Kushtetuese të cilën ai, po të përdor një term figurativ, e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion të paimgjinueshëm.
Kështu që zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Ai tani ka të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të marrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti, pasi kjo bandë është faktuar se nuk ka asnjë legjitimitet.
Dua të ju them qytetarëve, siç dëgjuan për AKSHI-n, kopshtin privat të Edi Ramës, që është një dosje edhe më e zezë se sa tuneli i Llogarasë dhe dosjet që janë paraqitur gjer sot për Lubi Ballukun, por ndër të tjera, tek AKSHI është një ndër mekanizmat kriminal më kryesorë të grabitjes së votës.
Aty është gatuar dhe fermentuar i tërë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb