Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka mbyllur derën opsioneve për bashkëpunim me PS për t’u ulur për reformën territoriale të hënën. Ky afat ishte vënë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ai tha se çështja e Lubi Ballukut është më e turpshmja në histori.
“Bllokimi që i bëjnë drejtësisë dhe mbrojtja që i bëjnë vjedhjeve miliardëshe të Ramës dhe Lubisë bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj maxhorance. Lubi Balluku është historia më e turpshme e një vendi, ku kreu i organizatës kriminale përdor si mburojë atë për të shpëtuar veten e tij.”, tha ai.
