Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend nuk ka kursyer batutat me deputetin e opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi.

Rama iu drejtua Gjuzit, duke i thënë se mustaqet do i mbeten, pasi nuk ia heq kush.

Kreu i qeverisë ka shpjeguar se më herët i ka thënë Bashës që të bëhet Reforma Zgjedhore, ndërsa shtoi se habitet se opozita kërkoi “Zgjedhoren” e sërish kërkon që në zgjedhje të mos ketë ndonjë ndryshim thelbësor.

“Opozita vë kusht pas kushti dhe cdel përditë e na shan e na akuzon. Ju akoma kërkoni te ne atë që duhet të kërkoni tek vetja. Është hera e parë në historinë e BE që një vendi i kërkohet Reforma Zgjedhore. Hyri si rezultat i presionit skandaloz, me dhunë, që çuan si gjithmonë me humbjen e Lulzim Bashës, por krijuan një lumë të madh me qarje e qurravitje tek ndërkombëtarët. E ngritën këtë ballon në ajër dhe një ditë të bukur na thanë se jemi mirë siç jemi. Pra, nuk e paska pasur fajin sistemi i administrimit, sepse paska qenë në rregull. Mediat të transmetojnë kohët kur thosha të bëjmë Reformën Zgjedhore për të pasur teknologjinë.

I thosha Lulzim mos rri rrugëve, por të bëjmë projektin pilot të teknologjisë, siç e thotë ODIHR. Opozita si shprehja o i gjorë i punëtuar, bum me këmbë e me duar. Ti Gjuz nuk të heqim dot mustaqet. Të tuat janë mustaqe. Gjuz mos më ndërhy, ‘të hëngsha shaminë që më ke në xhep’. Mos mësoni nga Lulzim Basha. Duhet të akomodoheni me idenë se ka marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODIHR. Mbajtja e komisioneve me anëtar partie nuk e do ODIHR. Ne zgjodhëm luanin ta bëjmë mace. Vazhdojnë me propozime ekstravagance edhe për KQZ-në. Gjuz je i vetmi mbret që bërtet. Mbretërit nuk bërtasin. Këta sa duket mendojnë vetëm se çfarë do bëjnë pasi të humbin”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb