Mallorca fitoi 3-2 ndaj Bilbaos, në sfidën e vlefshme për La Liga. Te Mallorca shkëlqeu Vedat Muriqi, i cili realizoi 3 gola, duke dhënë një kontribut të madh në arritjen e këtij suksesi.
Pas takimit, bashkëlojtarët i dhuruan topin e ndeshjes të nënshkruar me mesazhe.
Nga të gjitha urimet, bie në sy ajo e Marash Kumbullës, i cili i është drejtuar Muriqit në gjuhën shqipe: “Ta hanksha zemrën”.
Një moment me të vërtetë special.
