Deri tani janë lakuar disa emra për t’u afruar dhe të gjithë kanë qenë futbollistë nga kampionati vendës. Mirëpo, kjo nuk përjashton mundësinë për të afruar lojtarë nga jashtë vendit.
Burimet pohojnë se përgjatë këtyre ditëve u janë ofruar lojtarë nga agjentë të ndryshëm dhe po shohin me kujdes alternativat.
Duke qenë se në të kaluarën disa të huaj nuk kanë rezultuar brenda pritshmërive për të bërë diferencën, ka detyruar drejtuesit që të tregohen të kujdesshëm për çdo lojtar nga jashtë vendit që u ofrohet në merkato.
Deri më tani në skuadrën aktuale ka plot nëntë të huaj në ekip dhe nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre të largohet.
