Në Shqipëri të huajt po investojnë në tregun e real estate dhe kjo sipas ekspertëve lidhet me pritshmëritë që kanë ata për të fituar, kur Shqipëria do të futet në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, i ftuar në Log, tha se me futjen e Shqipërisë në BE, cmimet e banesave do të rriten, dhe ky fenomen ndodhi dhe në Kroaci.

Sa i takon ecurisë së procesit të integrimit evropian, Shkodra tha se gjasat janë që ne do të futemi shumë shpejt.

Arben Shkodra: Ka dhe shifra që të huajt kanë investuar në real estate, ose ata që përfitojnë për ti shitur më shumë. Ka ndodhur me Kroacinë që pasi janë futur në BE, cmimet janë rritur. Kur të futemi në Bashkimin Evropian, ne duhet të japim disa garanci.

Ka tendencë për të blerë prona dhe kanë dhe këtë pritshmërinë që do të futemi në BE dhe do të përfitojnë për të kryer investime.

Po shoh një ndryshim kursi të BE që s’e ka patur mëparë. Ka ndryshuar qoftë nga krerët apo strukturat, që duan ti mbyllin. Hapja e grupkapitujve tregon se tani fillon negociimi i vërtetë.

Mbyllja do tw jetw me themeloret.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb