Ligji është i njëjtë për të gjithë, madje dhe veçanërisht në kohë pandemie. Dhe as të jesh John Malkovich nuk të bën punë. Aktori dhe regjisori i njohur amerikan në fakt është refuzuar nga hoteli luksoz “Danieli” në Venecia për shkak se i ka skaduar certifikata e COVID-19 (green pass).

Në Lagunë për xhirimet e serialit televiziv “Ripley”, xhirim i ri i romanit të Patricia Highsmith, “Talenti i zotit Ripley”, artisti kishte rezervuar një suitë në hotelin prestigjioz, por iu desh të kërkonte një akomodim të ri.

“Il Gazzettino”, që raporton lajmin, shpjegoi se, sipas Dekretit të Omicron, qëndrimi në hotele u lejohet vetëm mbajtësve të super certifikatës së COVID dhe meqenëse aktorit i kishte skaduar, produksioni duhej të kërkonte në momentin e fundit një zgjidhje alternative për qëndrimin në një shtëpi private.

Në kastin e serialit me Johnny Flinn dhe Dakota Fanning do të ishte gjithashtu Matt Damon, i zëvendësuar më vonë nga aktori irlandez Andrew Scott. Që nga zbarkimi i trupës në Venecia, ata janë ndihmuar dhe ndjekur nga ana shëndetësore nga një strukturë private e lëvizshme pranë Pietà-s, pranë Piazza San Marco, e cila kryen tamponë molekulare çdo dy ditë për protagonistët e serialit dhe për personat që merren me xhirimin. Një javë më parë, mungesat për shkak të Covid ishin rreth 100 dhe xhirimet që do të zgjasin rreth një muaj, kanë pësuar ngadalësimin e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb