Timothy Weah u largua nga Juventusi, për t’u transferuar te Marseille. Lojtari amerikan, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se te bardhezinjtë nuk kishte vetëbesimin e duhur, ndërsa nuk hezitoi të tregojë edhe detaje intersante.
“Olympique Marseille mori një lojtar që ishte i thyer, plotësisht pa vetëbesim, Ishte e vështirë për mua edhe të ngrihesha në mëngjes për të shkuar në stërvitje, sepse gjërat nuk po shkonin mirë për mua. Marseille vërtet mori një rrezik.”
“Trajneri më telefonoi në orën 4 të mëngjesit, në Facetime. Ai ishte me pizhame dhe duke pirë cigare. Më tha: ‘Tim, duhet të vish këtu. Do ta shohësh, ky është shtëpia jote.’ Dhe kur mbërrita në aeroport, më pritën sikur të isha në shtëpi.”
