Përkrah trajnerit Sylvinho në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Serbisë, u shfaq edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Ai u shpreh besimplotë për arritjen e një rezultati pozitiv, ndërsa theksoi se ekipi është i fokusuar vetëm në fushën e lojës.

“Si është kjo pragsfidë? Të them të drejtën për mua emocionalisht gati e njëjta. Po e përjetoj shumë emocionalisht, është e vështirë dhe e bukur. Mezor po pres të jemi në fushë nesër. Masat e sigurisë kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj një gjë për sigurinë e tyre. Meqë jemi të mbrojtur, duhet të karikohemi më shumë për nesër.

Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder të arrij rekordin e Lorik Canës, por mendoj për ndeshjen dhe Kombëtaren. Jam për skuadrën, pastaj do shikojmë gjëra tjera mbrapa.

Është shumë e thjeshtë, nga hoteli në Tiranë deri këtu, e kemi përjetuar në maksimum. Të gjithë e kanë kuptuar çfarë ndeshje është.

“Kam luajtur ndaj lojtarërve serb, kanë kualitet dhe do dijmë si të përballojmë sulmin e Serbisë- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: