Humbja përballë Laçit nxjerr praktikisht Kukësin nga gara për titull, një humbje që djeg shumë, aq sa nuk munguan akuzat. Presidenti Safet Gjici, stafi drejtues i Kukësit, të gjithë aktorët në klubin verilindorë, akuzojnë drejtë për drejtë gjyqtarin e takimit, Kridenc Meta, duke saktësuar se vendimet e tij vendosi fatet e këtij takimi. Momenti më i dyshimtë i këtij ishte në minutën e 23-të ku Kristal Aabzaj u pengua në zonë, me presidentin Gjici që pretendon për 11-metërsh dhe karton të kuq. Sigurisht që ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë, por përtej këtij detaji, kurbinasit zhvilluan një 90-minutësh shumë të mirë duke kërkuar dhe marrë një fitore të pastër 2-0 që i vendos në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.

Redi Lushkja finalizoi me gol një aksion model në minutën e 35-të, një gol që i dha mundësi të dilnin në lojën e tyre, kundërsulme të shpejta që vendosën jo pak në vështirësi portierin Xhika. Kukësi shtoi më shumë presionin me fillimin e pjesës së dytë por në momentin e tyre më të mirë, Selmani me kokë në minutën e 70-të dyfishoj shifrat. Kukësi u përpoq të ndryshonte fatet e këtij takimi dhe të garës për titull por la shumë hapësira pas, fati dhe portieri Xhika bën që rezultati të mos ishte më i thellë. Në Kurbin festuan gjatë këtë fitore që i mban në garë për një vend në europë por nuk harruan as ti përgjigjen zërave që folën gjatë para dhe pas këtij takimi, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike se mund të kenë marrë premio nga Tirana për të ndalur Kukësin, kjo ishte thjeshtë që fitore e cila më shumë se sa Tiranës, i duhej vetë Laçit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb