Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh sot në selinë blu, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë diskutimeve, përveç protestës kombëtare të 22 dhjetorit, u diskutuan dhe miratuan edhe dy propozime të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha.

Ky i fundit ka propozuar largimin nga Partia Demokratike të personave dhe eksponentëve që kanë përfituar tendera apo kulla nga lidhjet e tyre me qeverinë socialiste.

Po ashtu ai ka propozuar edhe largimin nga strukturat e PD, të atyre personave që në të shkuarën janë financuar nga fondacioni Soros.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb