Shqipëria do të tentojë fitoren e lavdisë ndaj Serbisë, në sfidën e Leskovacit, që do mbahet këtë të shtunë dhe që vlen për Kualifikueset e Botërorit. Trajneri i njohur, Ardian Mema bëri komentin e tij, i ftuar në emisionin Sport News në News 24.
“Po ta konsideroja veten si pjesë të stafit, ka një lloj presioni për këtë ndeshje. Edhe vetë ndjeshmëria që kanë lojtarët dhe kombet. Po ta marrim një trajner në këtë formë, e ka gabim.
Ne duhet ta relaksojmë veten tonë dhe ta quajmë ndeshje radhe. Këtë duhet të bëjë trajneri në këtë momente.
A duhet fituar patjetër? Kjo mediatikisht merr pak zhurmë. Po ta shikosh ekipin tonë, një pjesë është nga Kosova. Edhe ata kanë një lloj përgjegjësie dhe presioni. Duhet të kemi ekuilibër dhe qetësi, nuk na duhet presioni”- tha Mema.
