Mashtrimi i pretendimeve të Presidentit Putin se nuk kishte në shënjestër civilët u zbulua mbrëmë pasi u shfaq video e një makine familjare që goditet nga zjarri i tankeve në një rrugë të qetë fshati jashtë Kievit.

Udhëheqësi rus mbajti dje një fjalim duke pretenduar se liderët ‘gangsterë’ ukrainas duke përdorur ‘mburoja njerëzore’ ishin arsyeja e vërtetë që kaq shumë civilë ishin vrarë nga sulmet e trupave të tij në vend.

Oleh
Viktima Oleh Bulavenko

Por brenda pak orësh u shfaqën pamjet që tregonin një baba dhe djalin e tij të rritur që u përballën me breshëri tankesh mbi ta ndërsa përpiqeshin të shpëtonin tre qentë e tyre, pasi kishin ikur tashmë një herë nga qyteti i tyre pranë Kievit. Djali që shkrepi pamjet rrëqethëse – emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat lokale – ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit ndërsa makina e tyre u detyrua hapte krahun në anë të rrugës pasi u ndesh me një autokolonë rus.

Oleh 3

Pasi ndalojnë dhe teksa ai i kërkon të atit të kthehet mbrapa, dhe me ushtrinë në një distancë të konsiderueshme, plumbat përplasen në automjet. “Dil dhe shtrihu”, i bërtet ai babait të tij, i quajtur nga media si Oleh Bulavenko. ‘Mund të më dëgjosh? Kthehuni dhe dil në të djathtë.’

Djali, nga dera e pasagjerit, u hodh jashtë makinës dhe u fsheh nëpër drithëra, teksa babai i tij duhet të dilte nga rruga. Dhjetëra të shtëna të tjera dëgjohen përpara se i biri të zvarritet në pjesën e pasme të makinës për të gjetur babanë e tij të shtrirë në rrugë. ‘Babi! Babi!’ ai bërtet me ankth. ‘A je akoma aty? Rri atje!’

Ai i thotë babait të tij të qëndrojë poshtë ndërsa i moshuari përpiqet të ulet për të parë plagët e tij. Pamjet tregojnë se plumbat kanë përshkuar të gjithë makinën.

Ukraine Ok

‘Babi, f***! Pse?’ pyet i biri me ankth.

Ndërsa të shtënat pushojnë, djali zvarritet përsëri nga pjesa e pasme e makinës. ‘Më është këputur këmba’, thotë i ati në agoni teksa shtrihet në një pellg gjaku. Djali thyen me guxim mbulesën e makinës dhe e tërheq të atin në drithëra. “Të lutem mos vdis, po të lutem,” lutet ai.

Por pak çaste më vonë babai i tij vdiq nga plagët e marra, i shtrirë në kanalin ku u tërhoq nga i biri.

Ukraine 22

Pamjet më pas tregojnë kafshët shtëpiake të copëtuara në sediljen e pasme të makinës. Një qen i mbijetoi sulmit dhe shkoi të ulet me trupin e të vdekurit, duke refuzuar të largohej.

Pamjet rrëqethëse, të cilat u zbuluan dhe u verifikuan nga Radio Evropa e Lirë, besohet se janë filmuar të premten e kaluar. Familja u largua nga shtëpia e tyre në Ivankiv në rajonin e Kievit pas sulmeve fillestare të Rusisë, por u kthye për të marrë kafshët e tyre shtëpiake. Gazetarët vendas thanë se ata kishin konfirmuar se nuk kishte trupa ukrainase në zonën e sulmit, për të cilin dëshmitarët thanë se vinte nga automjetet ushtarake ruse.

Pamjet ekspozojnë grafikisht gënjeshtrat e regjimit të Kremlinit, të cilët kanë këmbëngulur vazhdimisht se civilët nuk janë në shënjestër, pavarësisht nga provat në rritje për të kundërtën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: