Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit do të pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.

Sipas ambasadës, këta dronë janë të pajisur me teknologji të avancuar të imazheve termike, duke mundësuar monitorim të vazhdueshëm si gjatë ditës ashtu edhe natës.

Ky investim synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet operacionale të Policisë së Shtetit, veçanërisht në kontrollin e territorit dhe forcimin e sigurisë kufitare.

Po ashtu, përdorimi i kësaj teknologjie pritet të ndihmojë në identifikimin dhe gjurmimin e elementëve të dhunshëm, duke përmirësuar reagimin e strukturave ligjzbatuese në situata të ndryshme sigurie.

Ambasada amerikane thekson se mbështetja ndaj institucioneve shqiptare në fushën e sigurisë mbetet një prioritet, duke synuar rritjen e standardeve dhe eficiencës në luftën kundër kërcënimeve të ndryshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb