Pulisic është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Kontrata e lojtarit amerikan skadon në vitin 2027, por te kuqezinjtë dëshirojnë të bashkëpunojnë përtej kësaj date.

Kontaktet ka patur dhe dëshira e klubit është e qartë, por negociatat aktualisht kanë ngecur. Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk ka patur tension, thjeshtë mungon një marrëveshje përfundimtare.

Pulisic aktualisht fiton 4 milionë euro neto dhe një përmirësim page, me siguri do lehtësonte akordin. 26-vjeçari ka shënuar 11 gola në sezonin e kaluar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb