Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit.

Nga Delvina Berisha ka deklaruar se këto zgjedhje janë për socialistët dhe demokratët, ndërsa “rilindjen” e cilësoi si “sekti më kriminal që kanë patur ndonjëherë shqiptarët në pushtet.

“Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindja është sekti më kriminal që kanë patur ndonjëherë shqiptarët në pushtet”, u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: